Sport

Ibrahimovic i gatshëm t’i mësoj Joshuas disa stile (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 30 October 2017

Zlatan Ibrahimovic ishte i pranishëm në fitoren e Joshuas kundër Takam të shtunën mbrëma.

Sulmuesi i Manchester United ka dhënë një intervistë pas ndeshjes, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarit se a do të ndeshej me Anthonyn në formën që vetëm ai di.

“Jo, unë vetëm mund të mësojë nga Joshua, por nëse ai dëshiron unë mund t’ia mësoj disa lëvizje të Bruce Lees”.

-Advertisement-

“Francezi bëri një luftë të mirë. Gjyqtari është aty për t’i mbrojtur boksierët. Takam po rrihej dhe gjyqtari e mbrojti”.

“Mendoj se gjyqtari din më shumë se 80,000 të pranishmit. Natyrisht që ata dëshironin të shikonin një nokdaun, por Joshua fitoi dhe kjo është e rëndësishmja”.

“Do doja ta shikoja ata ndaj Ëilder. Të shkojë në Amerikë, ta nokauton dhe të thotë “është e gjitha që ke?” dhe të kthehet”, tha Ibra.

Ibrahimovic dhe Joshua mendohet të jenë miq shumë të mirë, ku suedezi e vizitoi atë në zhveshtore para ndeshjes. /IndeksOnline/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera