Ibrahimi tregon dallimin e dy modeleve të propozuara nga Kurti e Vujiçiq

Autori: Gazeta inFokus
21:37 | 09 May 2023
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi ka tregaur në Politiko në Kanal10 dallimin e dy propozimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Në modelin e Grupit Menaxhues të kryesuar nga Danijela Vujiçiq sipas Ibrahimit, Asociacionit i janë dhënë kompetenca të jashtëzakonshme dhe se i njëjti thotë ai, flet për burime natyrore e planifikim urban, shkruan Gazeta10.
“Dallimi është si nata me ditën. Te çështja e variantit të propozuar nga Vujiciq dhe grupi i saj i Beogradit, dhe i kanë marrë direktivat nga atje, aty s’ka të bëjë me një mekanizëm i cili quhet Asociacion. Aty i kanë dhënë kompetenca të jashtëzakonshme. Përveç që s’kanë thënë që duhet me organizu armatën. Në burime natyrore, në planifikim urban. Do të thotë aty s’ka të bëjë me një mekanizëm që quhet Asociacion. Gjithashtu në preambul thuhet se bazohet në kartën evropiane mbi qeverisje lokale, që s’ka të bëjë fare me të.”, tregoi Ibrahimi në Politiko.
Ndërsa draft-vizioni i propozuar nga kryeministri Albin Kurti i ngjashëm me modelet kroate, sipas Ibrahimit nuk u lejon kompetenca ekzekutive komuniteteve, pavarësisht se në Kroaci ekzistojnë disa modele të tilla.
Dhe se siç thotë Ibrahimi, në Kroaci këto modele llogaritën sikurse shoqata që nuk janë të thirrur në mbrojtje të interesave të etnive.
“Në Kroaci janë dy Asociacione, ata i thonë shoqata. Shoqata e qyteteve dhe ajo e komunave. Edhe ata sikur ne që jemi Asociacion, nuk i mbrojmë interesat e etnive. Në Kroaci ekzistojnë Asociacione të bazuara në kartën evropiane mbi qeverisje lokale dhe e kanë rolin e njëjtë si Asociacioni që e drejtojë unë. Me automatizën nuk kanë kompetenca.”, tha tutje Ibrahimi.

Të tjera
-
Musliu kërkon hetim për vdekjen e të riut në Lipjan: Policia ka nevojë për reforma urgjente
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar hetim urgjent për vdekjen e 27...
-
Skandal energjetik/ 1.13 milionë euro për bartjen e rrymës brenda një dite, Ymeri shpërthen ndaj qeverisë: “Kurti po punon, por jo për ne”
Data 5 prill 2025 ka shënuar një tjetër kulm të paprecedentë në krizën energj...
-
Ymeri ngre alarmin: Rritje për 48 fish e çmimit të transportit të energjisë, blloqet e KEK-ut u ndalen në të njëjtën ditë – rast për hetim
Inxhinierja e energjisë, Janina Ymeri, ka ngritur pikëpyetje të mëdha për çmi...
-
Vdes 40 vjeçarja në një aksident me motoçikletë në magjiastralen Suharekë-Shtime
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së martës në magjistralen...
-
“Njerëzit që dashurojnë e kalojnë ma lehtë sëmundjen e kancerit”- Befason onkologia teksa flet për personat që ballafaqohen me sëmundjen e kancerit
“Dashuria nuk shëron trupin, por shëron shpirtin”, thotë onkologja Vildane Go...
-
Sot varroset i mituri i dytë që vdiq nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës
Gjatë ditës së djeshme ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ndod...
-
E dhimbshme: Shkoi për tu freskuar me ujë, ky është 50 vjeçari nga Skenderaj që vdiq nga goditja e rrymës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Gorazhdec të Pejës, ku një 50 vjeçar e...
-
Ftoi familjarët e burrit për darkë dhe i h*lmoi me kërpudha, dënohet 50-vjeçarja
Në Australi, gruaja 50-vjeçare, Erin Patterson, është shpallur fajtore për vr...
-
U vonua për shkak të mungesës së ujit e thatësisë, nga sot hapet Pishina e Germisë
Pishina e Gërmisë pritet që të hapet sot, më 8 korrik. Sipas njoftimit për...
-
Rasti i të riut në Lipjan, pesë policët rrezikojnë paraburgimin
Pesë policët nga Lipjani që u përfshijnë në rastin ku vdiq 27 vjeçari Agon Ze...
-
Ndërrojnë jetë dy figura të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Kosova ka humbur sot dy personalitete të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të K...
-
Ndryshimi i motit, komuna me paralajmërim për qytetarët
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar qytetarët se pas...