Sport

Ibra paralajmëron një surprizë në rrjetet sociale

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 07 November 2023

Zlatan Ibrahimovic vendosi të tërhiqej nga futbolli në fundin e sezonit të kaluar. Megjithatë, duket se nuk do të kalojë shumë kohë para se 42-vjeçari të rikthehet sërish në ambientin sportiv me Milanin që i ka rezervuar një rol drejtuesi në klub.

Këtë e paralajmëron vetë Ibra nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke theksuar se shpejt do të ketë të reja.

Problemet e shumta që po kalon ekipi në këtë sezon, bën që drejtuesit e kuqezinjve të thërrasin sërish në apel Ibrën. Ish-futbollisti do të ketë një rol të veçantë pranë trajnerit Stefano Pioli ku nuk do të mungojnë edhe disa këshilla mbi të rinjtë e afruar në skuadër këtë sezon.

-Advertisement-

Ideja është që Ibra të rikthejë edhe njëherë frymën e duhur në skuadrën e Milan ashtu si në sezonin e titullit para dy vitesh ku ai kishte rolin e protagonistit kryesor.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy