IAEA kërkon qasje shtesë në centralin bërthamor të Zaporizhjas
Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 05 July 2023
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) më 5 korrik bëri thirrje për akses shtesë në termocentralin bërthamor të Zaporizhjas në Ukrainë për të konfirmuar se a ka mina apo eksplozivë në vend, pasi Ukraina dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën për planifikim të provokimeve.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti këtë javë paralajmërimet se Rusia po planifikon provokime në objektin e pushtuar nga Rusia dhe ushtria ukrainase tha se objekte të huaja të ngjashme me mjetet shpërthyese ishin vendosur në çatinë e termocentralit.
Drejtori i Përgjithshëm i IAEA, Rafael Mariano Grossi tha në një deklaratë më 5 korrik se IAEA është në dijeni të raporteve se mina dhe eksplozivë të tjerë janë vendosur në dhe rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhjas, por ekspertët e IAEA-së në terren kanë inspektuar pjesë dhe nuk kanë vërejtur ndonjë tregues të dukshëm të minave apo eksplozivit.
Në të njëjtën kohë, ata kanë kërkuar akses shtesë “që është i nevojshëm për të konfirmuar mungesën e minave ose eksplozivëve në vend”, tha Grossi .
Inspektorët e IAEA-së në veçanti duan akses në çatitë e njësive të reaktorëve 3 dhe 4, tha ai.
Ushtria ukrainase tha më 4 korrik se pajisje shpërthyese ishin vendosur në çatinë e jashtme të njësive të tretë dhe të katërt të energjisë.
IAEA gjithashtu kërkon akses në pjesë të sallave të turbinave dhe në disa pjesë të sistemit të ftohjes në central, tha Grossi.
Pretendimet e Moskës për një provokim të mundshëm në termocentral erdhën nga një këshilltar i agjencisë bërthamore të Rusisë, Rosatom, i cili tha se Rusia ka marrë informacione se ushtria ukrainase do të përpiqet të sulmojë centralin natën e 5 korrikut.
Grossi, i cili ka bërë thirrje për ngritjen e një zone sigurie rreth uzinës, theksoi rëndësinë që ekipi i IAEA të kontrollojë të gjitha pjesët e uzinës për të monitoruar pajtueshmërinë e plotë me parimet për mbrojtjen e tij dhe parandalimin e një incidenti bërthamor.
“Me tensionin ushtarak dhe aktivitetet në rritje në rajonin ku ndodhet ky termocentral i madh bërthamor, ekspertët tanë duhet të jenë në gjendje të verifikojnë faktet në terren”, tha Grossi.
“Raportimi i tyre i pavarur dhe objektiv do të ndihmonte në sqarimin e situatës aktuale në vend, e cila është vendimtare në një kohë si kjo me pretendime të pakonfirmuara dhe kundër-akuza”, shtoi ai.
Grossi tha gjithashtu se ekipi i IAEA-s i pranishëm në uzinë nuk kishte raportuar ndonjë bombardim apo shpërthim të kohëve të fundit dhe shtoi se prania ushtarake në vend dukej e pandryshuar.
Forcat ruse e kanë pushtuar centralin menjëherë pasi filloi lufta në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Impianti është prekur nga granatimet që kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, të cilat i nevojiten termocentralit për të ruajtur ftohjen e 6 reaktorëve të tij.
Grossi e vizitoi për herë të fundit fabrikën në muajin qershor, duke thënë atëherë se ishte “shumë i shqetësuar” për luftimet aktive pranë uzinës./REL
Të tjera
-
Policia largon posterat me foton e Radojçiqit që u vendosën në tri komuna në veri, i merr si provë materiale
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin P...
-
KFOR-i përfundon stërvitjen e udhëhequr nga EUFOR “Reagimi i Shpejtë 2024” në Bosnje dhe Hercegovinë
KFOR-it ka bërë të ditur se ka përfunduar stërvitja e nga EUFOR “Reagimi i Sh...
-
Arrestohet një burrë në Novobërdë për ạrmëmbajtje pa leje
Është arrestuar një i dyshuar për armëmbajtje pa leje në fshatin Bushincë të ...
-
Bie çmimi i druve, sivjet 50 deri 55 euro metri, kosovarët po preferojnë ngrohjen me kondicionerë
Konsumi i energjisë elektrike është rritur gjatë muajve të verës krahasuar me...
-
Evropa Qendrore mund të përballet me vërshimet më të ashpra në dekada
Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive, pasi ka parashikim...
-
Ambasadori i Suedisë: Ura duhet të hapet, pyetja është kur dhe si – në këtë moment nuk ka kohë për diskutime
Ambasadori suedez në Kosovë Jonas Westerlund, ka thënë se fokusi i BE-së ësht...
-
Të hënën Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë
Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha...
-
Abdixhiku: Na pret një fushatë e bukur përpara, jemi gati dhe jemi një, Kushtrimi po bie në Kosovë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, qëndroi dje në V...
-
Sot mot me shi, temperaturat deri në 24 gradë
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme sh...
-
Mbrojtja propozon të kryhet ekspertizë e re psikiatrike ndaj të akuzuarit për vrạsjen e vëllait
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të a...
-
Sarrazin i kërkon Qeverisë t’i heq masat ndaj mallrave serbe, flet për pasoja të rënda në rast të refuzimit
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka bërë një ana...
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...