Lajme

Ia vodhën kuletën nën kërcënimin e armës, policia i bie ne gjurmë dy personave me “rroba të zeza”

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 22 November 2020

Në vazhdën hetimeve për zbardhjen e veprave penale, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë, mbrëmë kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale grabitje.

Arrestimi i dy të dyshuarve është bërë mbi dyshime të bazuara se me datën 24 tetor 2020, në Skenderaj, të kamufluar me rroba të zeza e nën kërcënimin e armës i kanë grabitur viktimës portofolin me një shumë të hollave.

“Si pjesë e zgjerimit të hetimit është realizuar edhe një bastisje, me çrast janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do të procedohen në rast. Veprimet hetimore me dyshime bazë janë duke u vazhduar në drejtim të kapjes së edhe një të dyshuari tjetër të përfshirë në veprën penale”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Pas procedurave të nevojshme policore, me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera