Sport

Ia kujt ia dedikon fitoren e sotme Ardian Nuhiu

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 11 March 2021

Drita arriti fitore ndaj Gjilanit, në derbin lokal që u zhvillua në kuadër të javës së 24-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja u mbyll me rezultat 2-0 në favor të ‘Intelektualëve’, golat për të cilët i shënuan Hamdi Namani dhe Ardian Limani.

Pas ndeshjes për Art Sport ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili ua ka dedikuar tifozëve këtë fitore.

-Advertisement-

“Jam shumë i kënaqur me fitoren. Më vjen mirë që futbollistët dhanë maksimumin. Një fitore bindëse. Më gëzon fakti që kundërshtari s’mundi të na rrezikonte. Dua t’i përgëzoj djemtë për këtë fitore. Këtë fitore ia dedikojmë tifozëve tanë”, ka deklaruar Nuhiu.

Pas kësaj fitore Drita është pozicionuar në vendin e parë me 53 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera