Lajme

Ia keqpërdorin fotografin e pasaportës, reagon këngëtari kosovar

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 04 June 2020

Këngëtari kosovar, Genc Leka ka rënë pre e një abuzimi me pasaportën e tij.

Sipas tij një agjension me emrin “Punësohu ne Switzerland Al” ka përdorur vizën e tij për të mashtuar persona e tjerë duke thënë se ky agjension i ndihmuan qe ai bashkë me dy persona të tjerë të punësohen në Zvicër, transmeton Indeksonline.

Në një status në Facebook, Genci ka shkruar se fotografia e vizës është përdorur pa lejen e tij dhe se ai nuk e ka asnjë lidhje me këtë agjension.

-Advertisement-

Tutje këngëtari u shpreh se për rastin do të merren institucionet përkatëse dhe Policia e Kosovës.

Më poshtë postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera