Lajme

“Ia fike derën nanës e babës përgjithmonë”, Postimi prekës i motrës së 23-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Itali

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 08 July 2023
Një aksident i rëndë në trafik që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Itali, la të vdekur 23-vjeçarin shqiptar, Arnold Selishta.

Lidhur me rastin tragjik ka reaguar motra e të ndjerit, e cila ka bërë një postim prekës në rrjetin social Facebook.

“E mor Nold zemra motres , ca na bane keshtu. Ti ishe ma i miri. Un gjithmone thoja si na dole ti keshtu kaq i dashtum, kaq i respektushem Si te ishe rrit n mes nesh Ja fike deren nanes e babes tan pergjithmone Zemrat na i ke thy te gjitheve ne kete dit Kurr s do te te harrojm kurre”, shkroi ajo.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, në veturën që u kthye përmbys dhe përfundoi në shinat e trenit, ndodheshin tre të rinj të moshës 18, 22 dhe 23 vjeç.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera