“I vramë në mal”, “Sapo vodha në market” – publikohen përgjimet e ushtarëve rusë me familjarët e tyre në Rusi
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/03/russia1.png)
Autori: Gazeta inFokus
21:00 | 09 March 2022
Një profil i verifikuar në platformën Twitter me emrin “Ukraine”, ka publikuar disa biseda të përgjuara të ushtarëve rusë në Ukrainë me familjarët e tyre në Rusi.
Në këto biseda, ushtarët rusë rrëfejnë me qetësi për krimet e kryera në Ukrainë, duke filluar nga ato më barbaret e deri te vjedhjet e gjërave të rëndomta, transmeton Gazeta Express.
“Këto janë biseda të vërteta të përgjuara: Ushtarët rusë në Ukrainë thërrasin të afërmet e tyre në Rusi për t’u treguar se si po shkojnë gjërat. Përfshihen plaçkitje dhe krime lufte. Ju lutem, shpërndajeni! Bota duhet ta dijë të vërtetën se çfarë po bëjnë ata njerëzve dhe shtëpive tona”, thuhet në mbishkrimin e faqes
These are real intercepted calls: Russian soldiers in Ukraine call their close ones back in Russia to tell how it is going so far. Looting and war crimes included. Please, share! The world must know the truth of what they’re doing to our homes and people. pic.twitter.com/5yBRYjEoN1
— Ukraine / Україна (@Ukraine) March 9, 2022
Gjatë bisedës, një prej ushtarëve rusë tregon edhe për kapjen e disa ukrainasve, ku sugjeron që nuk i kanë lëshuar, por i kanë vrarë, pasi që po t’i linin të lirë do të mund të zbulonin vendndodhjen e tyre dhe ata të vriteshin.
“Vendosëm thjesht që t’i vrasim në një mal”, thotë ai.
Në biseda ushtarët rusë rrëfejnë gjëra të ndryshme.
“Ku ishe?”, pyet dikush nga Rusia ushtarin rus.
“Po vidhja. Sapo e plaçkitja një market”, ia kthen ushtari.
“Mos plaçkit, bëj diçka më të madhe”, ia kthen personi nga Rusia.
“Kam shtënë mbi një veturë dje”, rrëfen ushtari.
Ndërsa, personi nga Rusia ia kthen: “Qëllo mbi ata”.
Ushtari rus tregon edhe se si ka vjedhur edhe pallto, të cilat do t’ua bëj dhuratë personave të afërm në Rusi.
Gjatë bisedës, dëgjohen edhe të tjera gjëra, siç është vjedhja e një televizori, pirja e një konjaku të shtrenjtë dhe vjedhja e mjeteve të punës.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/10/IMG_8290.png)
Të tjera
-
Apeli ia zbut dënimin të akuzuarit për shtytje në terroŕizëm
Gjykata Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me...
-
Hiqen vizat edhe me Tajlandën, në sa vende në botë mund të udhëtohet me pasaportë të Shqipërisë?
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka thënë se janë hequr vizat me ...
-
Osmani përkrah Distrinë në Lojërat Olimpike Paris 2024: Kampione, shkëlqe sërish, ngrite lart flamurin e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar fitore xhudistës...
-
Pejë: Miku rrah motrën dhe familjarët e dhëndrit, arrestohet
Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizik...
-
Regjistrimi i popullsisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare
Republika e Kosovës po vazhdon me procesin e regjistrimit të popullësisë, i c...
-
Dreka e zonjave dhe zotërinjve të parë në Paris, Prindon Sadriu merr pjesë në organizimin e Briggite Macron
Zotëriu i Parë Prindon Sadriu ka njoftuar se është ftuar për drekë nga Zonja ...
-
Ja sa gjatë po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë
Pritjet për të hyrë nga pika kufitare te Dheu i Bardhë po zgjasin deri në një...
-
Pejë/ Nëna me dy djemtë e rrahin babain e bëjnë për spital
Një person ka raportuar në polici ditën e djeshme se është sulmuar fizikisht ...
-
Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë Një i ri dyshohet se ka humbur...
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...