Sport

I vetmi gjerman që shkëlqeu në Katar, Bayerni i përgatit një “dhuratë”

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 08 December 2022

Jamal Musiala po bën shumë mirë me Bayern Munchen këtë sezon, teksa ishte ndër të vetmit lojtarë që shkëlqeu me kombëtaren gjermane në Botërorin e Katarit, aventurë që përfundoi keq me eliminimin në grupe.

19-vjeçari numëron 12 gola dhe 10 asiste deri në këtë fazë të sezonit me kampionët e Gjermanisë në të gjithë kompeticionet. Mesfushori ofensiv është kthyer në idhullin e tifozëve dhe drejtuesit kanë gati rinovimin me të.

“U kemi thënë mamasë dhe agjentit të Jamalit se jemi shumë të kënaqur prej tij. Tani duam të ulemi në tavolinë me ta sapo të përfundojë Botërori dhe të flasim në lidhje me arritjen e një akordi të ri”, deklaroi Hasan Salihamidzic.

-Advertisement-

Drejtori sportiv bëri të qartë dëshirën e Bayernit për të zgjatur bashkëpunimin që përfundon në verën e vitit 2016. Lojtarin e pret një rritje e konsiderueshme page me marrëveshjen e re që pritet të firmosë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera