Lajme

I vendosi vajzës emrin “Katana”, Malishevasi që banon në Itali bën edhe tatuazh Agim Ramadanin

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 29 November 2022

Durim Bacaliu, nga Kijeva e Malishevës i ka vendosur, vajzës së tij emrin “Katana” me pseudonimin e luftës të ish-komandantit të Brigadës 138, Agim Ramadanit.

E përveç emrit ai ka bërë edhe tatuazh në krahun e tij të djathtë, figurën e shquar të Lirisë.

Në një prononcim për Gazetën Infokus, Bacaliu ka thënë se dashuria e tij e madhe për atdheun dhe çlirimtarët e bëri që ti vendoste emrin vajzës e të bënte tatuazhin me shqiponjë e me Agim Ramadanin.

-Advertisement-

“Sanxhak Janine i thojn Shqipëri – urime 28 nëntori. Nuk më mjaftoj dashnija qe kam për atdhe prandaj e bëra tatujen edhe emrin e vajzës  ja vura nofkën e Agim Ramadanit”, ka thënë ai duke uruar të gjithë shqiptarët për ditën e flamurit.

Vajza e bashkëatdhetarit që jeton në Itali ka 10 muaj që bart si emër nofkën e komandantit të Koshares. Ndërsa tatuazhin mërgimtari e ka bërë në dorën e tij tash e tre muaj./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera