“I varfër nuk është kush s’ka para”, çfarë thoshte në vitin 2019 drejtori që u arrestua sot
Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 24 February 2021
Agim Nuha, drejtor për autorizimin e pagesave në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në MBPZHR, ishte nga të parët që u arrestua sot nga Policia e Kosovës, që në mëngjes i prangosi edhe 11 persona, mes tyre 10 zyrtarë institucionesh, përfshirë Nuhën. Operacioni policor u zhvillua pasi ishin grumbulluar shumë informacione dhe prova se këta zyrtarë kishin kryer vepra korruptive, përfshirë veprën e marrjes së ryshfetit, raporton Gazeta Express.
Në vitin 2019, Agim Nuha i kishte shpërndarë në Facebook disa fjalë për varfërinë dhe shpirtëroren. Kjo e fundit, vlerësonte Nuha, ishte mbi gjithçka tjetërt, edhe mbi paratë.
“I varfër nuk është kush nuk ka para, i varfër është kush nuk ka shpirt, zemër e ndjenja!!”, thuhet në një postim të shpërndarë nga Nuha në qershor të vitit 2019.
Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, tha se pas ndërmarrjes së masave të fshehta të vëzhgimit është dërguar urdhri për bastisje të disa lokaleve. Bastisjet nisën në mëngjes, ndërsa në to kanë asistuar edhe departamentet e krimeve ekonomike dhe korrupsionit brenda Policisë.
“Gjatë këtyre veprimeve kemi sekuestruar shumë të mëdha të të hollave, vetura, kompjuterë e telefona. 12 janë të arrestuar, 10 janë zyrtarë dhe dy qytetarë që u kanë ndihmuar këtyre në forma të ndryshme. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhënie e marrje të ryshfetit”, ka thënë Lumezi.
Ai ka paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme.
Ndërsa drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit, Nazim Sahiti ka thënë se në këtë aksion sekuestruar diku afër 400 mijë euro.
Të tjera
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...