I shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, Noizy paralajmëron koncertin e radhës

Autori: Gazeta inFokus
11:04 | 05 August 2024
I rrezikuar nga mundësia për arrest, Noizy paralajmëron koncertin e rradhës
Këngëtari i njohur, Noizy, është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës pas një incidenti të ndodhur në një diskotekë në Pejë, aty ku u dhunua Medi Iseni.
Policia po e kërkon intensivisht reperin për ta arrestuar dhe sipas informacioneve, ka dyshime se Noizy ndodhet aktualisht brenda Kosovës dhe ka performuar në një nga klubet në Prishtinë.
Policia ka kryer kërkime në shtëpinë e DJ-t personal të reperit në lagjen “Dragodan”, por sipas të dhënave jozyrtare, ai ka lënë një ftesë për Noizyn që të paraqitet në stacionin policor, të cilën reperi nuk e ka ndjekur.
Nga ana tjetër, është raportuar se një tjetër diskotekë, ‘Stop’ në Gjilan, ka njoftuar se Noizy do të mbajë një koncert atje ditën e sotme.
Pavarësisht kësaj, Policia dhe Prokuroria janë angazhuar në ndjekjen e tij.
Operacioni për kërkimin e Noizyt është duke u realizuar me urdhër të Prokurorisë në Pejë. Policia e Kosovës ka lëshuar një fletarrest ndaj reperit pasi ai nuk është paraqitur në stacionin policor pas ftesës së dërguar.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar situatën dhe ka apeluar për bashkëpunim:
“I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim. I bëjmë apel këngëtarit që të paraqitet tek organet kompetente”, ka thënë Nikçi.

Të tjera
-
Digjet një objekt në fshatin Sllovi të Lipjanit
Në fshatin Sllovi të Lipjanit sonte ka shpërthyer një zjarr i madh në një obj...
-
Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviq: Njerëzit janë të vendosur ta luftojnë regjimin mafioz deri në fund
Rreth dhjetë mijë njerëz janë mbledhur para Zyrës së Prokurorit të Lartë ...
-
Mesazhet kryesore të Macron nga telefonata me presidentin iranian
Presidenti francez Emmanuel Macron ka përdorur rrjetet sociale për të thënë s...
-
“Ti humbe”/ Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova
Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur deputetit bri...
-
Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës një katërvjeçare në Lezhë
Një katërvjeçare në Lezhë ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës. P...
-
Zhduket 13-vjeçarja nga Istogu me banim në Gjermani, kërkohet ndihmë për gjeten e saj
Një vajzë 13-vjeçare nga Istogu, që jeton në Gjermani, është zhdukur që n...
-
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspe...
-
Akuzat e LVV-së për tortën e Slavko Simiqit, reagon deputeti i PDK-së: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashp...
-
Vulaj: Jam i bindur se dikush nga stafi i Trumpit po punon direkt për Kosovën
Martin Vulaj, president i AARC-së, ka thënë se mendon që Administrata Trump d...
-
Maliqi: Presidente, shpall gjendje të jashtëzakonshme
Analisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për kon...
-
Sali Zyba thotë se PDK i dhuroi tortë Simiqit të Listës Srpska, Hekuran Murati ia vë në pikëpyetje postimin
Hekuran Murati e ka vënë në pikëpyetje deklaratën e Sali Zybës së Vetëvendosj...
-
Tre të lënduar nga një vetaksident në Gurrakoc të Istogut
Tre persona janë lënduar në një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut. ...