Lajme

I sanksionuari nga ShBA-të, Veselinoviq merr edhe një punë nga Serbia, projekti kap shifren mijëra euro

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 06 August 2024

Kompania “Novi Pazar-put”, në pronësi të biznesmenit kontrovers nga Kosova, Zvonko Veselinoviq, edhe një herë ka marr biznes nga Serbia, kështu që nga fillimi i vitit ka lidhur kontrata në vlerë prej gati gjysmë milioni eurosh. Për Veselinoviqin, me sa duket, as lidhja me vepra të ndryshme kriminale, as fakti që ai është nën sanksionet e SHBA-së, nuk mund të rrezikojë biznesin e suksesshëm me ndërmarrjet shtetërore, shkruan Nova.rs.

Kompania “Novi Pazar-put” merret me ndërtimin e rrugëve dhe autostradave, por nuk është e njohur për opinionin e gjerë për shkak të projekteve që ka bërë, por për shkak të pronarit të saj. Përkatësisht, është pjesë e kompanisë “Inkop”, kompani e cila është në pronësi të biznesmenit kontrovers nga Kosova Zvonko Veselinoviq, e cila ka 60 për qind të aksioneve, ndërsa 40 për qind mban vëllai i tij Zharko.

Zvonko Veselinoviq ka lidhje me vepra të ndryshme kriminale – nga trafikimi i drogës, përfshirja në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, deri te nxjerrja e paligjshme e zhavorrit, dhe gjithashtu është nën sanksionet e Ministrisë së Financave të SHBA-së. Megjithatë, kjo nuk e pengon atë të bëjë biznes të mirë me shtetin.

-Advertisement-

Veselinoviqi që nga fillimi i vitit ka nënshkruar katër marrëveshje me shtetin serb, ndërsa të fundit e ka fituar më 5 gusht, kur ka dorëzuar ofertë më të mirë se një ofertues tjetër, në procedurën e shpallur nga Kompania Publike për Rregullimin e Tokave Ndërtimore Novi Pazar. Bëhet fjalë për furnizimin me material prej guri. Vlera e kontratës është 15.96 milionë dinarë me TVSH, që është rreth 136,400 euro

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera