Lajme

I riu që goditi me veturë e shkop 18-vjeçarin, me 9 vepra penale në polici

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 22 January 2024

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka folur lidhur me të kaluarën e dy të rinjve që sulmuan 18-vjeçarin i cili edhe vdiq si pasojë e plagëve të marra.

Bulliqi ka treguar se i riu që ka goditur me veturë dhe shkop viktimën L.F ka nëntë vepra penale në polici. Kurse i riu tjetër që ka marr pjesë në këtë ngjarje nuk ka ndonjë rast në organe të drejtësisë.

“Njeri nga ta, është me nëntë vepra penale, i njëjti që e ka goditur viktimën me makine dhe pastaj me shkop. I dyti që është bashkëpjesëmarrës, nuk ka ndonjë rast apo vepër për organet e rendit”, ka thënë Bulliqi.

-Advertisement-

Gjithashtu ai ka njoftuar se njëri nga të rinjtë ka braktisur shkollën.

“Njëri nga individët ka qenë nxënës i shkollës, ndërsa tjetri e ka braktisë shkollën, për shkak të problemeve që i bërë brenda oborrit të objektit të shkollës”, shton Bulliqi.

Ndërkaq lidhur me raportin e policisë që ka dal të jetë ndryshe prej pamjeve të publikuara nga vendi i ngjarjes, Bulliqi ka refuzuar të flas me arsyetimin se nuk jep deklarata për siguri.

Këto deklarata ai i bëri në një konferencë për shtyp, pas një mbledhje të jashtëzakonshme ku u diskutua gjendja e sigurisë së kësaj komune.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera