Lajme

I riu nga Peja i cili e vrau 61-vjeçarin që e detyroi të shikojë filma me përmbajtje pornografike, dënohet me 8 vite burg

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 05 November 2021

Gjykata Themelore në Pejë me anë të një komunikate për media ka njoftuar se i kanë shqiptuar dënimin me burg në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh të pandehurit A.B i cili kishte privuar nga jeta viktimën S.B, i cili e kishte detyruar dhunshëm që të shikojnë filma me përmbajtje pornografike.

Siç shkruhet në komunikatën e lëshuar nga Departamenti për Krime të Rënda i kësaj gjykate, në shtator të vitit të kaluar A.B me dashje dhe me mjet të mprehtë – thikë, e ka privuar nga jeta viktimën S.B.

Deri tek kjo vrasje kishte ardhur pasi që ditën kritike, derisa i pandehuri (A.B) ka qenë duke kaluar afër shtëpisë së viktimës dhe me të kaluar shtëpinë e viktimës, e dëgjon një zë dhe kur kthehet, e sheh viktimën duke e thirr dhe duke ia bërë me dorë.

-Advertisement-

A.B duke menduar se viktima (S.B) ka nevojë për ndihmë ishte futur në oborrin e shtëpisë së tij, e nga aty më pas hyn në shtëpinë e viktimës. Që të dy kishin shkuar në dhomën e ditës ku A.B ulet në një krevat përballë kuzhinës gjersa viktima (S.B) e shërben me lëng.

Më pas S.B shkon në korridor, e mbyll derën e korridorit me çelës, kthehet prapë në sallon dhe i drejtohet të pandehurit “pa bo çka të them unë ti nuk del prej këtu”. Pastaj, S.B shkon dhe ulet në fotele përballë televizorit dhe lëshon televizorin me program pornografik.

Duke i parë këto veprime nga ana e S.B dhe duke e ndier vetën të pasigurt, A.B ngritët nga krevati, afrohet afër lavamanit kinse për të pirë ujë, nga ku merr thikën me cilën duke e mbajtur fshehtë i afrohet viktimës (S.B) dhe i shkakton lëndime vdekjeprurëse, të konstatuara më pas në raportin e autopsisë.

Sipas Gjykatës Themelore të Pejës, A.B me këtë veprim ka kryer vepër penale vrasje nga neni 172 të KPK-së, nga ku iu shqiptua dënimin me burg në kohëzgjatje prej tetë (8) vitesh, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim e të cilin dënim do ta mbajë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera