Lajme

I riu e goditi me grusht, Berisha: Lirojeni atë fatkeq, autori i vertetë është i ulur në samit

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 06 December 2022

Kreu i PD Sali Berisha ka bërë thirrje që të lirohet i riu që e goditi me grusht në protestë.

“Së fundmi, le t’i themi policisë; liroje fatkeqin, liroje. Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten. Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës.”, tha Rama.

MOMENTI I GODITJES: VIDEO

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera