Sport

I pranoi tre gola nga Suedia, kjo është deklarata e Aro Muricit pas ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 09 October 2021

Portieri i kombëtares së Kosovës, Aro Muric, ka folur pas ndeshjes që ‘Dardanët’ e humben nga Suedia me rezultat 3-0, shkruan Gazeta inFokus.

Muric ka thënë se suedezët kanë luajtur shumë më mirë, teksa ka premtuar se do të bëjnë gjithçka për ta arritur pozitën e tretë në tabelë.

“Mund të bënim më mirë, Suedia luajti shumë mirë dhe arriti të na befasojë që në fillim. Në pjesën e dytë e nisëm mirë, por nuk kishim fat të shënonin dhe pas golit ka mundur të jetë edhe më mirë. Ne do të bëjmë gjithçka që të arrijmë pozitën e tretë në renditje”, deklaroi Muric.

-Advertisement-

Ndeshjen e radhës Kosova e luan të martën ndaj Gjeorgjisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera