Lajme

I plagosuri në Pejë është një 17 vjeçar!

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 06 May 2022

Pak më parë u raportua për një të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Pejë.

Bëhet e ditur se i plagosuri është 17 vjeçari V.H., kurse për këtë rast një person ka përfunduar në pranga, raporton Gazeta Infokus.

Dyshohet se plagosja ka qenë aksidentale dhe se edhe i arrestuari është minoren po ashtu. Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

-Advertisement-

“Policia rreth orës 19:40 ka pranuar një informatë që në fshatin Vitmoricë të komunës së Pejës është një plagosje nga arma e zjarrit. Njësitë policore kompetente menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar të dyshuarin i cili është arrestuar dhe arma me të cilën është kryer plagosja është konfiskuar. Viktima është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Vlen të ceket se i dyshuari dhe viktima janë të mitur. Sipas informatave fillestare plagosja ka qenë aksidentale”, ka thënë Rugova./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera