Lajme

I plagosuri në klubin e shenjëtarisë në Obliq është një 24 vjeçar

Autori: Islam Morina 19:12 | 01 December 2021

Personi i cili u raportua se mbeti i plagosur në një klub shenjëtarie në Obiliq është një 24 vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i kryen hetimet e nevojshme në zbardhjen e këtij rasti, shkruan Gazeta Infokus.

I plagosuri tashmë është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm.

-Advertisement-

“Rreth orës17:45, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se një person, mashkull, 24 vjeç, ka marrë plagë arma zjarrit”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera