Lajme

I mituri bën postime për vetëvrasje në TikTok, Policia identifikon personin

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 06 July 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një thirrje telefonike nga një zyrtare e kompanisë TikTok në Irlandë, ku është njoftuar për një postim në TikTok nga një përdorues i panjohur në të cilin postim flitet për vetëvrasje.

Pas këtij postimi policia ka intervenuar dhe ka kërkuar nga kompania TikTok të dhëna plotësuese, ku ishte edhe postimi me përmbajtje të rëndë ku paralajmërohej vetëvrasja.

Policia merrë menjëherë veprimet e nevojshme për lokalizimin e vendit dhe identifikimin e personit, ku policia ka kontaktuar me prindin djali i të cilit dyshohet se ka postuar në Tiktok postime me përmbajtje të ngjashmerreth vetëvrasje.

-Advertisement-

Zyrtarët policorë kanë njoftuar prokurorin si dhe Qendra për Punë Sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera