Fokus

“I mb*ti dy gra në zebra. Veç 3 vite e gjysmë u dënu”, i moshuari emocionohet derisa flet për rastin e Lulzim Fejzullahut

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 23 January 2024

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Podujevë, ku i riu Lulzim Fejzullahu vdiq nga plagët e marra si pasojë e rrahjes brutale, ka shqetësuar qytetarët e Kosovës.

E një qytetar nga Kamenica, këtë rast e cilësoi si shumë të dhimbshëm.

Madje ai u shpreh kritik ndaj organeve të drejtësisë të cilat po i trajtojnë këto raste të rënda.

-Advertisement-

“E kom pa këtë rast, rast shumë i dhimbshëm edhe fatkeqësisht këto raste shpesh po ndodhin, por brenda pak kohë po harrohen rastet po ndodh tjetri. Nuk kemi fatkeqësisht as prokurori, as gjykatës që po i vendosin këto probleme”, u shpreh qytetari për Infokus.

Kujtojmë se Fejzullahu, vdiq si pasojë e plagëve të marra nga rrahja brutale nga dy bashkëmoshatar të tij, të cilit fillimisht e goditën me veturë e pastaj me shkop te bejsbollit.

Dy të miturit të dyshuar për kryerjen e veprës janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Deklarata e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera