Lajme

I mbijetuari i masakrës së Mitrovicës: S’kam menduar që kryeministri del me deklaratë të tillë për Ivanoviqin

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 17 January 2023

I mbijetuari i masakrës së Mitrovicës, që ndodhi më 14 prill të vitit 1999, Isa Mustafa, në emisionin “Frontal” të T7 ka rrëfyer se si ka ndodhur kjo masakër.

“Më 14 prill 1999 u krye një masakër… Pikërisht atë ditë, forcat e mëdha serbe kanë hyrë në lagjen tonë, kanë dëbuar dhe kanë filluar me nda nga 18 e më lartë, pleqtë, gratë e fëmijët i kanë larguar në një drejtim tjetër.  Kur na kanë mbledh burrat na kanë dërgu te vendi i ekzekutimit, vjen njëk ërkesë nga një paramilitar që thotë çka kena me bo, ndërsa Oliver Ivanoviqi dëgjohet duke thënë ‘veproni sipas urdhrave’ dhe më pas filluan ekzekutimet. Pra atë ditë janë vra 24 veta prej lagjes tonë, me urdhër të Oliver Ivanoviqit”, tha ai.

Mustafa ka treguar edhe se si i ka shpëtuar ekzekutimit.

-Advertisement-

“Gjatë procesit të ekzekutimit, një ushtarak me ton të lartë bërtet kush e ka urdhëruar ekzekutimin dhe ekzekutimi ndalet te pesë personat e fundit, njëri prej tyre isha unë. Ai erdhi nga kazerma e lagjes Bair dhe kërkoi ndëprerjen e urdhrave. Filluan disa fjalë mes tyre, ne të pesve na kthyen mbrapa”, deklaroi ai në “Frontal”.

Ai ka komentuar dënimin me 9 vjet burgim për tashmë të ndjerin, Oliver Ivanoviq dhe  deklaratën e Kurtit për të.

“Të dënohet dikush me 9 vjet burgim ka qenë e pakuptueshme, për mua si dëshmitar, por edhe për të tjerët… Nuk më erdhi mirë shprehja e kryeministrit të Republikës së Kosovës, për një person që ka qenë gjithmonë kundër Kosovës. Nuk kam menduar që del kryeministri me një deklaratë të tillë. Për neve që e kemi përjetuar gjërat, ai gjithmonë do të quhet kriminel, por asnjëherë si deklarata e kryeminsitrit Kurti”, tha ai.

Dje është shënuar pesëvjetori i vrasjes së Ivanoviqit, për çka shkroi edhe Kurti.

“Kosova do të jetë e palëkundur në përkushtimin e saj për të qenë një shoqëri multikulturore dhe shumë etnike ku njerëzit ndihen të sigurt, mund të thonë mendimet e tyre dhe ta trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, edhe nëse nuk pajtohen. Në këtë mënyrë të gjithë do ta ruajmë kujtimin e Oliver Ivanoviqit”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera