Lifestyle

I lartë apo i thellë? Si e ndryshojnë femrat zërin për t’i joshur meshkujt

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 31 January 2019

Nga qëndrimi, shikimi, lëvizjet bile edhe deri te thellësia e zërit – në të gjitha këto fusha ndodhin ndryshime kur femrat dhe meshkujt gjenden në situatë flirti

Secili dëshiron të prezantojë në mënyrën më të mirë të mundshme versionin e vet. Pra, është e pritshme që meshkujt t’u prezantohen femrave me zë më të thellë, sepse hulumtimet e shumta kanë treguar se si femrat vërtet e parapëlqejnë zërin e mashkullit,

Mirëpo, rezultatet më të reja kanë treguar se edhe femrat janë ato të cilat ndryshojnë zërin kur flasin me mashkullin i cili u pëlqen.

-Advertisement-

Grupi i hulumtuesve evropianë ka përfshirë 30 heteroseksualë midis 20 dhe 40 vjeç te të cilët është vëzhguar sjellja gjatë kohës së takimeve.

Rezultatet në kundërshtim me parashikimet kanë treguar se si edhe femrat atëherë flasin me zë më të thellë dhe se rrallë feminizojnë.

Gjithashtu, meshkujt kanë parapëlqyer femrat me lartësinë më të ulët të zërit, andaj, dama, ruani zërat tuaj seksi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera