I kërkon 5 milionë euro nga Kosova dhe Shqipëria për Luginën
Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 01 October 2020
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili njëherit është edhe kryetar i subjektit politik, Alternativa, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga Prishtina zyrtare dhe Tirana zyrtare që të pranojnë kërkesën e tij për një fond të quajtur “Fondi Kombëtar i Solidaritetit”.
Sipas Arifit, të dy shtetet shqiptare do të kontribuonin në këtë fond me 5 milionë euro.
“Edhe pse nuk jemi të ftuar prap në takimin e dy qeverive për shkaqe protokolare, presim që të aprovojnë zyrtarisht kërkesën tonë tani të kahmotshme, FONDIN Kombëtar të Solidaritetit, që NDRYSHIMI i filluar në vitin 2015 të marrë formë dhe tempo edhe më të avansuar, duke inkuadruar konkret motrat dhe vëllezërit tonë nga Kosova dhe Shqipëria që paguajnë taksat edhe për Preshevë.
Fondi në vlerë prej 5 million euro nga dy shtetet është një shtyllë e zhvillimit të Lugines në tërësi dhe një shembull i mirë edhe për Shqiptarët në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut!”, ka shkruar Arifi.
Postimi i plotë:
Qysh nga fillimi i ALTERNATIVËS për Ndryshim në fillim të vitit 2015 ka qenë e qartë dhe ende është ashtu, se situata e Shqiptarëve në luginë të Preshevës (të diskriminuar, nënçmuar dhe të harruar me dekada) nuk mundet të përmisohet me politikat e stërvjetruara postkomuniste, antizhvillimore, ideoligjizuara dhe klientaliste ala PVDSH dhe duke shtuar edhe një neglizhenc të theksuar nga Kosova dhe Shqipëria.
Për këtë arsye ne në Programin politik duke themeluar ALTERNATIVËN, kemi inkuadruar zgjidhje në tema politike dhe ato zhvillimore.
Një nga kërkesat kryesore në Programin Politik të ALTERNATIVËS është sinkronizimi me Rep. e Kosovës dhe Rep. e Shqipërisë në të gjitha sferat e jetës, duke qenë të vetëdishëm se pa përkrahje shtetërore nuk mundemi të ndryshojmë situatën tonë. Këtu ka qenë edhe arsya se pse ne nuk kemi marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, edhe pse partitë pjesëmarrëse në aso kohe na kanë lutur, sepse ska pasur koordinim dhe sinkronizim me Shqipërinë. Por për hirë të Shqiptarëve dhe paqes sociale nuk kemi thirrur në bojkot, padi që në programin e ALTERNATIVËS kundërshtojmë fuqishëm konceptin e bojkotit në kohra të paqes.
Edhe pse të rinjë në politik, ne kemi qenë të vetedijshëm që programin tonë politik dhe idejat dhe filozofitë tona poitike duhet të ja bëjmë të qartë popullit mbarëshqiptarë, partive vendore por edhe Kosovës dhe Shqipëriisë.
Normalisht na kanë përqeshur komunistët dhe amaterët politik duke na thënë gjithçka dhe shpif shumëçka.
Por, a nuk përqeshësh çdoherë në histori, kur vizioni yt është SHËRBIM?
Lista historike e përbashkët e partive poltike në Luginë të Preshevës të 2020, FONDI Kombëtar i Solidaritet dhe zyrët ndërlidhëse në Prishtinë e Tiranë, kanë qenë dhe janë pjesë e këtij vizioni dhe Programit politik të ALTERNATIVËS.
Më në fund e kuptuan të gjithë që ALTERNATIVA është një parti serioze politike që implementon në mënyrë pragmatike DASHURINË për vendin dhe Kombin.
Më në fund gjithashtu Kosova dhe Shqipëria kanë përkrahur strategjinë e ALTERNATIVËS për të rimëkëmb në mënyre strategjike dhe profesionale Luginën e Preshevës dhe për të ja kthyer nderin dhe pozitën që Presheva dhe Preshevarët e kanë merituar dhe e kanë pasur.
Kombi nuk është një koncept ideor vetëm, por është një motivacion për të jetuar në NDERË. Dinjiteti nuk arrihet duke mashtruar me dekada popullin, por arrihet përmbrenda vetëm një kohë të shkurt (me rastin e Preshevës dhe ALTERNATIVËS për 5 vite) me sinqiritet, përkushtim, shërbim, strategji, vendosmëri, energji, lobim dhe me më rëndësi DASHURI!
Edhe pse nuk jemi të ftuar prap në takimin e dy Qeverive për shkaqe protokulare, presim që të aprovojnë zyrtarisht kërkesën tonë tani të kahmotshme, FONDIN Kombëtar të Solidaritetit, që NDRYSHIMI i filluar në vitin 2015 të marrë formë dhe tempo edhe më të avansuar, duke inkuadruar konkret motrat dhe vëllezërit tonë nga Kosova dhe Shqipëria që paguajnë taksat edhe për Preshevë.
Fondi në vlerë prej 5 million euro nga dy shtetet është një shtyllë e zhvillimit të Lugines në tërësi dhe një shembull i mirë edhe për Shqiptarët në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut!
Në fillim të injorojnë, pastaj të përqeshin, pastaj të luftojnë dhe në fund triumfon! Kjo është rruga e gjithë vizionarëve dhe mbetet edhe rruga e ALTERNITAVËS.
Kjo është vetëm fillimi!
Zoti e bekoft SHQIPTARINË!
Kryetari i Alternativës për Ndryshim
Shqiprim Arifi
Të tjera
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...