Lajme

I kërkon 25 centë për bukë, kalimtari e nxjerrë armën dhe e qëllon për vdekje (Pamje të rënda)

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 21 November 2019

Një grua 32 vjeçare e cila jeton rrugëve në Brazil po kërkonte lëmoshë. Ofrohet tek një kalimtar për t’i kërkuar 25 centë për të blerë bukë, ndërsa burri pa hezituar e nxjerrë armën dhe e qëllon për vdekje, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta inFokus.

Këtë akt e kanë kapur edhe kamerat e lagjes ku ka ndodhur rasti, teksa shihet qartë akti i plotë. Menjëherë pas kësaj, viktima është dërguar në spital, por pa shenja jete.

Dorasi është arrestuar dhe po merret me procedurat e rregullta ligjore.

-Advertisement-

Po në këtë rrugë të Brazilit, pak orë para këtij incidenti, janë helmuar 4 persona tjerë kanë pirë një “lëng dyshues”, të cilët janë dërguar në spital për shërim, transmeton Gazeta inFokus.

Policia braziliane bënë me dije që lagjja dhe rruga në fjalë njihet për vepra të dyshimta dhe ilegale gjatë gjithë kohës.

Videon e gjuajtës me armë e gjeni më poshtë. Kujdes, pamje të rënda. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera