“I kam lanë 15 milionë euro në konto”, “keqpërdorime të mëdha”, Rizvanolli e Shala përplasen për Trepçën
Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 12 September 2024
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, janë përplasur në seancën e sotme të Kuvendit, lidhur me situatën në ndërmarrjen “Trepça”, raporton Express.
Shala e pyeti Ministren për gjendjen në këtë ndërmarrje. Rizvanolli tha se Trepça është duke prodhuar me një kapacitet në rritje krahasuar me muajt e kaluar. Ajo shtoi se Bordi dhe menaxhmenti i ri kanë përpiluar planin për uljen e shpenzimeve, që përfshin edhe largimin nga lista e pagave të punëtorëve që s’;’janë paraqitur në punë me muaj e vite, raporton Express.
“Tani sa po flasim, Trepça është duke prodhuar me një kapacitet në rritje krahasuar me muajt e kaluar dhe krahasuar me vitin e kaluar. Janë dyke u bërë përpjekje që të rritet prodhimi në ndërmarrje, duke përfshirë edhe rikthimin e punëtorëve që po risistemohen në njësinë e prodhimit…Shpenzimet mujore të ndërmarrjes arrijnë 1.5 milionë euro, ku 1 milion janë shpenzime për paga….Bordi dhe menaxhmenti i ri ka përpiluar një plan për muajt në vijim i cili në njërën anë synon uljen e shpenzimeve. Një mënyrë që kjo po bëhet është edhe duke larguar nga listat e pagave punëtorë të cilët është kuptuar që s’kanë qenë në punë me muaj e vite por që janë paguar nga Trepca. Mirëpo, edhe duke marrë masa disiplinore për shkelje të detyrave, duke përfshirë këtu edhe raste për dyshime në manipulime ne tënder dhe keqpërdorime të detyrës”, deklaroi Rizvanolli.
Shala u ankua se Ministrja nuk i ktheu përgjigje në të gjitha pyetjet që ia parashtroi, derisa tha se ai kur ka qenë ministër ka lënë 15 milionë euro “cash” në kontot e Trepçës.
“Ju e dini që unë e kam lanë atje me 15 milionë euro kesh në kontot e Trepçës”, tha Shala.
Rizvanolli iu kundërpërgjigj ku tha se nëse Shala e ka fjalën për milionët nga shitja e mbetjeve, si Qeveri nuk e kanë synim, meqë siç tha ende flitet për çmimin e lirë me të cilin janë shitur dhe dyshimet për keqpërdorime.
“Sa i përket 15 milionëve që i keni lënë në konto po besoj që këto kanë qenë nga shitja e mbetjeve, dicka për të cilën ende flitet në Trepçë dhe jo vetëm për çmimin e lirë me të cilin janë shitur dhe për të cilin besohet dhe të gjithë thonë që ka pas keqpërdorime jashtëzakonisht të mëdha. Nëse po i referoheni 15 milionëve që I keni lënë nga kjo shitje, atëherë kjo nuk ështyë diçka që ne e synojmë”, deklaroi Ministrja.
Shala ia sqaroi se nuk e ka fjalën për mjetet nga shitja, duke i sqaruar se këto mjete kanë mbetur në AKP, derisa tha se janë mjete nga prodhimi e investimet kapitale.
“Jo, Ministre e ki gabim. Mjetet që i kam lënë nga mbetjet kanë mbetë në AKP dhe ju i menaxhoni dhe i dini saktë, është e pavërtetë. Unë i kam lënë mjetet nga prodhimi, nga investimet kapitale. Asnjë makinë prodhuese nga ardhja e juaj nuk e keni pru. Kam lënë 6 milionë euro makina të reja në treg, kam lënë dyfishimin e pagave, unë kam lënë eksportet më të mëdha që ka pas ndonjëherë. Ty po të dhimben mbetjet e ish-Jugosllavisë, por ti ke mbetë në atë konturë”, tha Shala.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...