Fokus

I jepet lamtumira e fundit 48 vjeçares që u vr* të martën në gjuajtet me arm* në Kolovicë (PAMJE)

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 28 March 2024

Sot është përcjellë për në banesën e fundit 48 vjeçarja e cila vdiq si pasojë e plumbave që mori në një gjuajtje me armë që ndodhi të martën në Prishtinë.

Ajo humbi jetën në Klinikën Intensive të nesërmen në mengjes pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

48 vjecarja ishte kalimtare rasti dhe ra viktimë e një gjuajtje me armë që kishte nisur në orën 13:40  në Kolovicë dhe vazhdoi prapë në mbrëmje rreth orës 21:00 në mes të dy grupeve, ku përveç saj mbeti i vdekur edhe 31 vjeçari, Egzon Haziri.

-Advertisement-

Në varrimin e tash të ndjerës po merr pjesë edhe hoxha Shefqet Krasniqi.

Gazeta Infokus ju sjell pamjet dhe momente nga ceremonia e varrimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera