I ftohti ekstrem lë 8 të vdekur në Japoni, në SHBA gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete
Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 23 December 2022
Agjencia japoneze e Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive thotë se të paktën tetë persona kanë vdekur për shkak të borës së madhe të fundit në rajone të gjera përgjatë Detit të Japonisë.
Agjencia shtoi se, që nga ora 8 e mëngjesit të së premtes, 45 të tjerë janë lënduar në stuhinë e borës që ka nisur nga e shtuna e javës së kaluar.
Zyrtarët thanë se një grua rreth të 20-ave u gjet e vdekur në një makinë të zhytur në dëborë në qytetin Kashiwazaki, prefektura Niigata, të martën. Ata dyshojnë se ajo vdiq nga helmimi me monoksid karboni pasi tubi i shkarkimit të makinës u bllokua nga bora.
Tre persona mbi moshën 80-vjeçare humbën jetën në aksidente në prefekturën e Niigatas teksa po përpiqeshin të pastronin dëborën përreth shtëpive të tyre.
Në prefekturën Akita, në Japoninë veriore, një burrë rreth të 80-tave u gjet i vdekur të mërkurën, i varrosur nën dëborë.
Një tjetër burrë rreth të 70-tave në prefekturë vdiq ndërsa përpiqej të pastronte borën nga çatia e shtëpisë së tij të hënën.
Zyrtarët thanë se tetë vdekjet ndodhën në pesë prefektura: Hokkaido, Akita, Yamagata, Niigata dhe Ishikawa.
Ata thanë se 19 persona u plagosën rëndë dhe 26 të tjerë pësuan lëndime të lehta në aksidente të lidhura me borën në gjashtë prefektura.
Stuhi e paprecedentë dimërore në SHBA, Nju Jorku e disa shtete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga valë e paprecedentë stuhie dimërore.
Shteti i Nju Jorkut së bashku me Xhorxhia, Kentaki, Misuri, Maryland, Karolina e Veriut dhe Oklahoma, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pritje të mbërritjes në orët e ardhshme të stuhive të paprecedentë të dimrit që mediat amerikane i kanë quajtur “ciklon bombë”, ose “Snowmaggedon”.
Temperaturat akullnajore priten të kapin majat -57 gradë në disa zona malore të Wyoming.
Mbi 2300 fluturime u anuluan në orën 20:30 të mbrëmjes mes shqetësimit të madh për miliona amerikanë që nisen për festat e Krishtlindjeve.
Stuhia e fuqishme dimërore në Arktik ka vendosur më shumë se 135 milionë njerëz nën alarmet e motit të fundjavës, përpara ditëve më të ngarkuara të udhëtimit të vitit.
Alarmet shtrihen nga bregu në bregdet dhe arrijnë në jug deri në kufirin SHBA-Meksikë dhe Florida, shteti Sunshine.
Të tjera
-
Kandidatja e LDK-së për deputete, Lendita Bekteshi viziton degën e partisë në Drenas
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lendita Bekteshi, bashkë me kand...
-
PDK thirrje qytetarëve: Bashkë, të shkruajmë kapitullin e ri të Kosovës
Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media...
-
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për grabitjen e afër 1 milion eurove dhe mbi 46 mijë dollarë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë të akuzuarit Dardan Gashi, M...
-
21 foshnja të lindura në një javë në Spitalin e Pejës
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se viti 2025 ka nisur me rezu...
-
Eksperti ligjor: S’kam qenë i përfshirë në analizimin e ADN-së, përfundimet janë nga një organizatë tjetër
Dëshmitari William Goodwin gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se nuk ka qenë...
-
Bideni dhe Netanyahu diskutojnë bisedimet e armëpushimit në Gaza
Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me njoftim për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha...
-
Memli Krasniqi: Me 9 shkurt: Guxoni. Besoni. Votoni PDK 131
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka adresuar ...
-
Avokatja e Veselit kërkon që disa emra në raportin e ekspertit të jenë publik, trupi gjykues s’e aprovoi
Avokatja e Kadri Veselit, Colleen Rohan kërkoi sërish sqarim për pjesën e kon...
-
Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha p...
-
Shteti i BE me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Evropë, politikanët po kërkojnë zgjidhje
Në Gjermani, energjia elektrike është më e shtrenjta në Evropë. Kjo rëndo...
-
Policia në Ferizaj për një javë ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba e ka hequr 3 patentë shoferë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1030 gjo...