Lajme

I dyshuari për sulmin ndaj zyrtarit policor raportohet se është vëllai i deputetit të VV-së

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 09 August 2023

Dje një incident ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë, ku Policia ka hasur në telashe me disa qytetarë.

Njëri nga ta madje dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, duke ia thyer atij gishtin. Tre të dyshuarit tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari për sulmin ndaj policit është Berat Gjyshinca, 26-vjeçar dhe Albi Mavriqi e Mentor Zeqiri.

-Advertisement-

Sipas informacioneve të para, Gjyshinca është vëllai i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca.

Sinjali që nga paraditja ka tentuar që të marrë një prononcim nga deputeti Gjyshinca, mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur në telefonatat e redaksisë.

Ai bashkë me dy të dyshuarit tjerë janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera