Sport

I dehur në timon, përfundon me makinë në dyqan ish-futbollisti

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 19 April 2023

Mediat angleze kanë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur ish-ylli i Premier League, Danny Graham, përplaset me Land Rover-in e tij me një dyqan Co-op në Teesside.

Pamjet tregojnë sulmuesin, që i ka dhënë lamtumirën futbollit, teksa ka luajtur për skuadra duke përfshirë Swansea, Sunderland, Middlesborough dhe Blackburn Rovers, duke humbur kontrollin e mjetit dhe duke përfunduar në ambientet e brendshme të një dyqani.

Ngjarja ka ndodhur në muajin nëntor të vitit 2022. 37-vjeçari kishte qenë duke pirë me një mikun e tij dhe pas aksidentit u zbulua se kishte 230 mg alkool për 100 ml gjak, pothuajse tre herë më shumë se kufiri ligjor prej 80 mg.

-Advertisement-

Ish-futbollisti, i martuar, baba i tre fëmijëve, u paraqit në gjykatën e magjistraturës në Teesside javën e kaluar, ku pranoi akuzën për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Atij iu hoq leja e drejtimit për një periudhë 2-vjeçare dhe iu dha një dënim 12-mujor me punë në komunitet, ku duhet të kryejë 180 orë punë pa pagesë.

Grahamit iu dha gjithashtu një ndalim 90-ditor i përdorimit të alkoolit, i cili do të monitorohet nga një komision etike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera