Lajme

I dehur kapet në flagrancë duke vjedhur në një lokal, arrestohet burri në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 11 January 2023

Një burrë në Podujevë është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi në gjendje të dehur është kapur në flagrancë duke vjedhur një lokal, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, i dyshuari kishte arritur që të vjedhte disa veshmbathje dhe në tentativë duke ikur është arrestuar me ç’rast ju ka shkaktuar lëndime edhe zyrtarëve policorë, njofton Klankosova.tv.

“Rruga “Xhemail Mustafa”, Podujevë 10.01.2023-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur është kapur në flagrancë duke kryer veprën e cekur në një lokal i cili ishte i mbyllur-pronë e viktimës femër kosovare. I dyshuari pasi kishte vjedhur disa gjësende vesh-mbathje në tentativë për të ikur nga vendi i ngjarjes është ballafaquar me zyrtarët policorë ndaj të cilëve ka bërë rezistencë aktive ku për pasojë lëndime kanë pësuar zyrtarët të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa pritet të bëhet intervistimit i tij pas këndelljes nga alkooli./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera