Lajme

I arrestuar në Serbi, Hasan Dakaj në gjendje të rëndë shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 29 February 2024

Në javën e gjashtë të qëndrimit në një burg të Serbisë, Hasan Dakaj, pranoi vizitën e parë nga familja.

Gruaja, djali 13 vjeç e vëllai i tij, në një takimin fare të shkurtër, vërejtën se ish-ushtari i UÇK-së ka humbur dhjetëra kilogramë.

“Gjendjen e kishte të rëndë. Është në vetmi tërë kohën. Duke e mbajtë shpirtin veç me bukë e ujë, i kish humbë 30 kilogramë…”, tha Gëzim Dakaj, vëlla i Hasan Dakajt.

-Advertisement-

Megjithëse, kishin vërejtur lëndime në pjesë të dukshme të trupit, familjarët nuk kishin marrë konfirmim nga Dakaj, për shkak të mbikëqyrjes nga gardianët.

“Ia kanë vërejtë një lëndim në ballë, ama ai s’ka folë najsen se i ka pasë gardianët afër…”, tha Dakaj, për ATV.

Përveç familjarëve, 45-vjeçarin e kishte takuar javë më parë edhe Jetish Jashari, shef i zyrës ndërlidhëse së Kosovës në Beograd. Megjithatë, njohës të çështjeve juridike dhe familjarët vlerësojnë se duhet të bëhet më shumë se kaq.

“Institucionet duhet të përpiqen përmes aleatëve ndërkombëtarë…”, tha Ardian Bajraktari, avokat.

“Vëllai bëri kërkesë që të bëhet gjithçka për ta liruar…”, tha Gëzim Dakaj.

Hasan Dakaj u arrestua në pikën kufitare në Merdar, në udhëtimin e parë pa viza më 5 janar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera