Lajme

Hyseni u bënë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që t’i përgjigjen masivisht regjistrimit civil

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 26 September 2022

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim vëllazëror kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetarin e Këshillit Kombëtar Ragmi Mustafa, me të cilët ka diskutuar për procesin e regjistrimit civil i cili fillon me 1 tetor.

Hyseni u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, që t’i përgjigjen masivisht regjistrimit civil.

“Bashkërenduam aktivitetet dhe format e ndihmës e kontributit që mund të japi komuna e Gjilanit, me qëllim që muaji Tetor të na pret me përgatitjet finale organizative dhe procesi i regjistrimit të popullsisë së Luginës të shkojë sa më mirë e numri i të regjistruarve nga kjo trevë të jetë sa më i madh”.

-Advertisement-

“Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë që të mobilizohen e t’iu përgjigjen masivisht regjistrimit, për të kontribuar në zhvillimin e të mirën e vendit”, ka thënë Hyseni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera