Hyseni thotë se Kosova kurrë s’ka qenë më e izoluar: Çfarë solli deri këtu
Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 07 November 2021
Ish-koordinatori nacional për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, ka thënë se Kosova që nga shpallja e pavarësisë, asnjëherë nuk ka qenë me e izoluar në rrafshin ndërkombëtar.
Duke marr shkas faktin që Kosova nuk u ftua nga SHBA-ja për të marrë pjesë në Samitin për Demokracinë, Hyseni e bën përgjegjës kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, për, siç thotë, dërgimin e shtetit në një “klub” me Serbinë dhe Bosnjën, shkruan Gazeta Express.
Ish-kryediplomati i Kosovës ka përmendur disa nga arsyet, që sipas tij, janë marrë për bazë për të mos e ftuar Kosovën në Samitin për Demokracinë. Aty, Hyseni thekson paraqitjet e Kurtit dhe Osmanit në arenën ndërkombëtare e qasjen e kryeministrit ndaj dialogut me Serbinë.
“Paraqitjet skandaloze të Presidentes, Kryeministirit dhe Ministres së Jashtme të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe forume tjera ndërkombëtare, në të cilat predominon portretimi i Kosovës si vend i krimit dhe korrupcionit, duke pretenduar se këta janë të dërguarit e Zotit për ta ndryshuar këte, janë mirëpritur nga kundështarët dhe kontestuesit e pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë që përkrahësit dhe sponsorizuesit e pavarësisë së Kosovës zihen ngusht dhe disi ‘në faj, sepse paskan ndihmuar krijimin e një shteti “monstër”’ A është mohimi i vet qenies së Kosovës dhe bllatosja e saj, prioritet i politikës së jashtme të binomit Osmani-Kurti, të cilët, me votën tuaj qytetarë të nderuar të vendit tim dhe me votën e deputetëve të zgjedhur nga ju, kanë ardhur në krye të shtetit tonë të dashur! Përgjigjen në këtë pyetje duhet ta ipni JU!”, ka shkruar Hyseni.
Reagimi i Skender Hysenit:
Të tjera
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...