Hyseni: Qeveria duhet të insistojë në diskutime për Asociacionin brenda kornizave ligjore e kushtetuese
Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 09 May 2023
Gjatë ditës së djeshme kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nëse Bashkimi Evropian nuk mendon se zgjidhja për Asociacionin duhet të jetë brenda sistemit kushtetues dhe ligjor të Kosovës, atëherë Kosova s’ka çka kërkon më në dialog.
E nëse sipas Konjufcës procesi i dialogut e ka si çmim shkatërrimin e themeleve të shtetit të Kosovës, sipas tij është më mirë të thuhet “mirupafshim nga ky proces”.
Por, Hyseni thotë se nuk sheh asnjë arsye që Qeveria e Kosovës të “kërcënojë”, me tërheqje nga dialogu.
Kjo, pasi që siç thotë ai Qeveria përkundrazi duhet të insistojë në diskutime rreth statutit të Asociacionit por gjithmonë brenda kornizave ligjore kushtetuese.
“Autoritetet e BE-së kanë thënë se ky propozim do të jetë pikënisje e diskutimit për statutin e asociacionit, dhe, unë këtu nuk shoh asnjë problem e edhe me pak shoh arsye që qeveria e Kosovës të “kërcënojë” me tërheqje nga dialogu. Përkundrazi, qeveria duhet të insistojë në diskutime intensive rreth statutit të asociacionit, duke qëndruar brenda kornizave ligjore e kushtetuese”, ka shtuar ish-koordinatori Hyseni, për Front Online.
Kurse, sa i përket shkarkimit të ekipit menaxhues, Hyseni ka pohuar se shkarkimi i tyre dhe draft statuti janë dy çështje të ndara.
Ai, ka thënë se ekipin menaxhues, gjithnjë në pajtim me marrëveshjen e asociacionit, e ratifikuar në Kuvend të Republikës, e cakton komuniteti serb.
Hyseni deklaron se nuk mundet dhe nuk guxon askush t’i imponojë Kosovës një statut që shkel Kushtetutën e vendit.
“Askush nuk guxon dhe nuk mundet t’i imponojë Kosovës një statut asociacioni që shkel parimet themelore të rregullimit kushtetues të Kosovës! Statuti i asociacionit, krejt në fund duhet ta marrë edhe pajtimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Hyseni.
Të tjera
-
Konjufca kujton aktivistët e VV-së që s’jetojnë më: Dhanë jetën në përpjekjen për ta bërë Kosovën të fuqishme
Kryeparlamentari, njëherit edhe nënkryetar i VV-së, Glauk Konjufca në përmbyl...
-
Selimi: Adem Jashari ka pasur fjalë të mira për të gjithë, edhe për Rugovën
Ish-komandanti, Sylejman Selimi është një nga figurat qëndore të Ushtrisë Çli...
-
Kurti tallet me opozitën në tubimin e VV-së: Zgjedhjet më 2025, s’mund t’i shtyjnë pafundësisht
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim para strukturave t...
-
Konjufca në tubimin e VV-së: 19 vjet rrugëtim me beteja politike duke shkuar drejt fitoreve të reja
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në Javën përmbyllëse të ...
-
Lista Serbe i reagon Rashiqit: Nuk të votuan qytetarët
Lista Serbe ka reaguar pas paralajmërimeve të ministrit për Kthim dhe Komunit...
-
Osmani takon kryeministrin holandez: Folëm për rëndësinë e të ardhmes euroatlantike të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Paqes është takuar me kryemi...
-
Sonte në Infokus nis emisioni satirik “Lajmet Flesh”, pjesë e tij aktorët Valire Zeneli, Besart Zeneli dhe Muhamet Zeka
Sonte me fillim nga ora 20:00 ekskluzivisht në platformat online të “Infokusi...
-
Aksidẹnt mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, lëndohet motoçiklisti
Një aksident mes një veture dhe një motoçikleta ka ndodhur në Pejë, si pasojë...
-
Shkon në 11 numri i të vdẹkurve pas përmbytjes së dy anijeve me emigrantë në Detin Mesdhe
Ka shkuar në 11 numri i emigrantëve të vdekur dhe në 64 i atyre që janë zhduk...
-
Kurti mirëpriti studentë nga Amsterdam University College
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me grupin e studen...
-
Basha: Berishës i duhet vula e PD-së si mburojë për hallet e tij
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se Berisha, në vend që të sqarojë...
-
Kush e pengon paqen e qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë?
Ishte prilli i vitit 2013 kur Bashkimi Evropian bëri të ditur se Kosova dhe S...