Lajme

Hyseni i PSD’së: Trumpi mund të kthehet prapë, nuk e përjashtoj

Autori: Gazeta inFokus 22:26 | 19 January 2021

Zgjim Hyseni i PSD’së në Pressing ka folur për raportet e qeverisë së ish-kryeministrit Albin Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai thotë kujtuar “thikat mbi hartë” të Albin Kurtit, derisa tha se një gjë e tillë nuk u pa kurrë.

“Paralelja në mes të Perandorisë Osmane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës –ka nivele të ndryshme këtu”, thotë Hyseni në Pressing.

-Advertisement-

“Nuk e di ku është ai projekti i copëtimit, ndoshta është vetëm në kokën e (Kurtit)…ne kemi prit që copëtohet por s’u copëtua në Uashington”, tha Hyseni.

“Me rastin e Grenellit ka qenë krejt fabrikim për bindjen time, askund s’pamë thika”, shtoi ai.

Ai nuk e përjashtin rikthimin e Trumpit në pushtet.

“A keni prit me ndodh ajo që ka ndodhur në Kapitol…Ka gjithmonë mundësi për me u çudit. Askush s’ka prit që ndodh ajo në Kapitol por ndodhi. Unë nuk e përjashtoj që Trumpi kthehet prapë”, tha Hyseni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera