Lajme

Hyseni: Bashkëpunimi me PDK-në po shkon shumë mirë

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 11 January 2023

Kryetari i Komunë së Gjilanit, Alban Hyseni, ka folur për bashkëpunimin që kanë me Partinë Demokratike të Kosovës pasi bashkë janë në koalicion për të qeverisur në këtë qytet.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Hyseni ka deklaruar se kanë komunikim shumë të mirë.

“Deri tani nuk është se kemi ndonjë problem, ka shkuar mirë bashkëpunimi ynë. Ka aty këtu në ndonjë rast të caktuar, ndonjë situatë ku nuk mund të pajtohemi kur kërkojmë edhe ndryshime, por e mira është se komunikimi është shumë në nivel”.

-Advertisement-

“Çfarë është specifike për PDK-në në Gjilan është se ka qenë për tetë vite në opozitë në këtë qytet, pra pjesa e gjykimit për PDK-në në Gjilan për keqqeverisje në raport me LDK-në dallon shumë”,ka thënë Hyseni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera