Lajme

Hysen Durmishi lajmërohet nga vetura për aksionin kundër mashtruesve me patentë shoferë në Pejë: Ka edhe zyrtarë të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 23 July 2024

Në qytetin e Pejës është duke u zhvilluar një aksion kundër mashtrimit me patentë shoferë.

Në këtë aksion, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishim ka thënë se ka edhe zyrtarë të arrestuar.

“Porsa mora lajmin se në Pejë kanë ndodhur arrestime të zyrtarëve, të cilët kanë punuar më patentëshoferë, ne me kohë i kemi denoncuar këto raste, kohë më parë e kemi mbajtur edhe një konferencë ku i kemi paraqitur të gjitha gjetjet, që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin në njësinë për patentëshoferë në Pejë. Shpresoj që e gjithë kjo do të shkojë deri në fund dhe të gjithë të marrin dënimin e merituar, ne jemi të pakompromis në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Unë sot gjatë ditës, do ta bëj edhe një vizitë në Qendrën për patentëshoferë ne Pejë për të se atje po zhvillohet puna normalisht”, tha Durmishi.

-Advertisement-

Gjatë mëngjesit, kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, e konfirmoi këtë aksion për Gazetën Infokus.

Ai theksoi se aksioni u zhvillua në bashkëpunim me Policinë, përderisa e konfirmoi edhe arrestimin e disa personave, për të cilët theksoi se do të japin detaje pas përfundimit të aksionit. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera