Hysaj nuk largohet nga Napoli
Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 04 January 2018
Elseid Hysaj thotë se ndihet mirë te Napoli dhe se do të vazhdojë të punojë për të ndihmuar skuadrën për t’i arritur objektivat.
Eliminimi nga Kupa e Italisë ka qenë një goditje e madhe për Napolin dhe këtë nuk e fsheh as mbrojtësi i shqiptar Elseid Hysaj.
Në një intervistë për Radio Kiss Kiss Napoli, mbrojtësi i djathtë tregon situatën në skuadër, e cila paksa zbutet me kryesimin në Serie A.
“Jemi pak të mërzitur për humbjen me Atalantën. Sigurisht na bën të ndihemi keq, por nga ana tjetër na jep forcë për të shkuar më larg në kampionat”, us hpreh ai.
“Dhe duhet të ringrihemi menjëherë, që në ndeshjen e radhës me Veronën. Duhet të jemi agresivë dhe të bëjmë maksimumin për të fituar. Duam të qëndrojnë në nivelet më të larta dhe ta nisim mirë vitin”, shtoi shqiptari.
“Ndihem shumë mirë në Napoli dhe më pëlqen futbolli që bëjmë, kemi dëshirë të madhe për të reaguar dhe për të dhënë më të mirën”.
“Sarri na kërkon të jemi më të egër, por mendoj se jemi mjaftueshëm inteligjentë dhe i kemi kuptuar gabimet tona. Kampionati është i gjatë dhe duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Inter dhe Roma janë shumë pranë dhe mund të na bashkohen në luftën për titullin”, deklaroi Hysaj.
Hysaj është një nga zgjedhjet që ka bërë trajneri Sarri që në momentin që ai kaloi nga Empoli te Napoli dhe duket se edhe Hysaj ka vlerësim të veçantë për të.
“Na kërkon gjithnjë që të luajmë futbollin tonë dhe egërsia është natyrale. Jemi inteligjentë për të kuptuar shpejt se ku gabojmë, për të përmirësuar gjërat tona”, tha Hysaj.
Një mesazh Hysaj nuk harron ta dërgojë edhe për tifozët: “Shpresoj shumë në mbështetjen e pakufizuar të tifozëve dhe dëshirojmë që stadiumi të jetë gjithnjë i mbushur plot”, përfundoi deklaratën e tij mbrojtësi shqiptar i Napolit.
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...