Sport

Hysaj, kudo në fushë, mbulon edhe dëmtimet

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 03 November 2017

Napoli do të provojë të mbrojë fort kryesimin e kampionatit italian të futbollit të dielën në orën 15:00, por edhe pse në letër është favorit përballë Chievo-s, në Verona do të duhet shumë mund për 3 pikët e jugorëve.

Dëmtimet e fundit kanë detyruar trajnerin Sarri të rimendojë skemat e lojës, duke përdorur si alternativë një futbollist polivalent si Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare shkëlqen prej shumë kohësh në krahun e djathtë të Napolit duke merituar jo pak herë vendin në formacionin e javës. Por tani shkodrani do të spostohet në të majtë të kryesuesve të serisë A, në një skemë 4-3-1-2 për transfertën në Verona.

-Advertisement-

Ghoulam ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e Ligës së kampioneve kundër Manchester City-t dhe për këtë, Sarri do ti besojë shqiptarit që e ka provuar jo pak herë këtë rol, me të fundit skenë pikërisht Champions. Aktivizimi i Hysajt në të majtë do të rivendosë sërish në formacion Maggio.

Ky i fundit ishte titullar i padiskutueshëm i Napolit deri kur në 2015 zbarkoi futbollisti shkodran që u kthye në garanci për prapavijën e jugorëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera