Hysaj flet për dy ndeshjet e radhës, mesazh tifozëve të Kombëtares
Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 31 August 2017
Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares, ka folur për dy ndeshjet e radhës ndaj Lihtenshtajnit dhe Maqedonisë. Ai ka kërkuar nga tifozët që ta përkrahin ekipin kuqezi.
Në konferencën e radhës për shtyp mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj përcolli optimizëm për dy sfidat eliminatore të muajit shtator, ndaj Lihtenshtajnit dhe Maqedonisë. Ai vuri theksi te Lihtenshtajni, pavarësisht se përballë është një kundërshtar modest, mbetet një prioritet për Shqipërinë.
“Duhet të shohim ndeshjen e parë me Lihtenshtajnin të fitojmë njëherë këtë ndeshje dhe pastaj të mendojmë për Maqedoninë, e dimë që Maqedonia është një skuadër më e përgatitur por ne duhet të kalojmë njëherë Lihtenshtajnin dhe të shkojmë me entuziazëm drejt Maqedonisë”, ka deklaruar Hysaj.
Tifozët kuqezi gjithmonë kanë qenë lojtari i 12-të dhe Hysaj nuk ngurroi tu bënte thirrje fansave të jenë sa më të shumtë në numër për të mbështetur Shqipërinë në sfidën e radhës ndaj Lihtenshtajnit.
“Tifozët duhet të vinë gjithmonë ta përkrahin kombëtaren sepse ekipi përfaqësues nuk është si klubet që luan çdo javë, ne futbollistët vijmë këtu për të përfaqësuar kombin tonë dhe tifozët duhet të vinë të përkrahin kombin e tyre. Unë mendoj që tifozët shqiptarë na kanë mbështetur gjithmonë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë”, theksoi ai.
Me tërheqjen nga futbolli të Lorik Canës shiriti i kapitenit në kombëtare mbahet nga Ansi Agolli, i cili është afër pensionimit. Në ardhmen kapiteni i ri synon të jetë Elseid Hysaj.
“Shiriti i kapitenit do të thotë shumë për një lojtar, por shiriti nuk është gjithçka rëndësi ka të jesh pjesë e kombëtares. Gjithsesi dëshira do ishte e madhe që të isha unë kapiteni në të ardhmen edhe pse nuk jam nga ata lojtar që shiritin e kapitenit e vendos në radhë të parë”, ka përfunduar ai.
Të tjera
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...