Hysaj dhe Balaj flasin para sfidës ndaj Norvegjisë
Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 24 March 2018
Skuadra përfaqësuese e Shqipërisë vijon përgatitjet e saj në “Tropical” në vigjilje të ndeshjes së ditës së hënë në “Elbasan Arena” me Norvegjinë, në orën 19.00, shkeuan infokusi.
Përpara mediave, sot ishin futbollistët Elseid Hysaj dhe Bekim Balaj. Hyrjet e reja dhe motivimi i vazhdueshëm janë faktorë pozitivë në këtë skuadër theksoi mbrojtësi Hysaj, teksa shtoi:
“Është një ndeshje e rëndësishme për ne. Norvegjia është një skuadër e fortë dhe është një provë mjaft e mirë. E pamë të gjithë, çfarë bëri dje në takimin miqësor. Përveç Europianit, ndeshja e parë që kam bërë ka qenë pikërisht në Norvegji, ku ishte një emocion mjaft i madh, pasi ishte dhe debutimi im me fanellën e Kombëtares. Tani po vazhdoj po luaj çdo herë me Kombëtaren. Dhe kjo është një diçka shumë pozitive. Edhe në lidhje me hyrjet e reja në kombëtare, mendoj se kemi element me cilësi shumë të mira që do të ambjentohen shpejt. Kjo bën mirë, pasi rrit konkurencën dhe kjo e fundit shërben jo pak. Jemi një skuadër që po rritemi dhe kjo ndeshje na shërben ndër të tjera dhe pikërisht për të vlerësuar se ku jemi. Çështja e shiritit të kapitenit nuk ka qenë aspak ndonjëherë problem për mua. Natyrisht çdo lojtar e do shiritin. Është vlerësim i madh. Për mua mjafton që të luaj gjithmonë të bëj punën time. Në qoftë se do të vijë dita për të marrë atë shirit do të jem shumë i kënaqur”,- theksoi Hysaj.
Nga ana e tij, sulmuesi i rikthyer në kombëtare pas dëmtimit, Bekim Balaj citoi: “Është një mungesë e gjatë që i kaloi parashikimet e mia, por tani jam sërish këtu. Është një vlerësim maksimal rikthimi në Kombëtare. Po ndihem mirë dhe po arrij formën time më të mirë. Shpresoj të jap më të mirën në këtë ndeshje.
Unë jam i gatshëm të jap më të mirën për aq sa të më jepet mundësia. Për ne sulmuesit është e rëndësishme që gjithsecili nga ne të jap më të mirën. Për mënyrën si do luajmë është profesori që vendos. Në ekipin kombëtar asnjë nga ne nuk i konsideron miqësoret si sfida miqësore, pasi angazhimi dhe përgatitja është njësoj si në sfida zyrtare. Ndoshta është një karikim më shumë për gjithsecilin nga ne që ti jepet mundësi dhe të japë maksimumin”,- deklaroi sulmuesi shkodran.
Kombëtarja do të vijojë programin e saj me stërvitjen e pasdites, teksa ditën e djelë do të dalë në konferencë për shtyp, trajneri Christian Panucci, së bashku me kapitenin e skuadrës për miqësoren me Norvegjinë.
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...