Hyrja me vetura në qendër të Prishtinës do të bëhet me pagesë
Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 17 October 2020
Në katër anët e kryeqytetit, të gjitha automjetet që vijnë nga vendet e tjera, do të duhet të paguajnë hyrjen. Komuna po planifikion që në nëntor të merret një vendim i tillë, derisa ai pritet të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm.
Sipas tij, hyrja me pagesë në kryeqytet, do të eliminojë tollovinë në komunikacion, pasi që siç thotë ai zgjerimi i rrugëve nuk është zgjidhje.
“Diku në nëntor fillojmë tash një projekt të ri të cilin jemi para nënshkrimit, ku do të ketë edhe pagesa që besoj do mund ta implementojmë që nga viti tjetër, pagesa për hyrje në kryeqytet. E gjitha kjo me idenë që, po njerëzit kanë nevojë për kerre, por jo edhe bash sa i vozisim na. Prishtina është qytet i vogël, prej skajit në skaj për gjysmë ore mundesh në këmbë me hecë.”, tha Ahmeti për Kanal10.
Ndërkohë ish-asamblisti i Vetëvendosjes, në Prishtinë, Eman Rrahmani, thotë se një vendim i tillë është i jashtligjshëm. Ai ka thënë se ideja që parkingu në hyrje të Prishtinës të bëhej me pagesë, ka qenë e subjektit të tij politik.
“Gjatë kësaj deklarate, kryetari ka mund të ketë qenë i dehur në ndonjë prej nejave që i mban me PDK-në gjatë natës. Mirëpo një gjë e tillë është e pamundur të realizohet dhe nuk do të lejojmë të realizohet. Besoj që fjala është për ndërtimin e parkingjeve në hyrje të Prishtinës, i cili ka qenë premtim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe aty do ta realizojmë qysh në fillim të mandatit të ri ku kryetari i Prishtinës do të jetë nga LVV.”, ka thënë Rrahmani.
Qytetarët e vendeve të tjera thonë se nuk do ta mirëpresin një vendim të tillë, kurdo që ai të ndodhë.
Sipas tyre hyrja me pagesë veçse do të bëjë tollovi edhe më të mëdha në trafik.
Ata thonë se përveç shumë shërbimeve të cilat i kryejnë gjatë ditës në Prishtinë, shumë prej tyre punojnë edhe në institucione dhe u duhet të udhëtojnë nga qytete të tjera të Kosovës.
Të tjera
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...