Auto&Tech

Hyri në sallon me Porschen e 200 mijë eurove, sepse ia dërguan pa opsionet shtesë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 03 May 2018

Biznesmeni i mllefosur ka hyrë në sallon, së bashku me Porsche-në e afro 200 mijë eurove, që i arriti pa opsionet shtesë.

Burri i njohur vetëm si Chu, ka thyer derën prej xhamit dhe përplasi një tavolinë të lokali që ndodhet në Tajvan, ndërsa punonjësit iknin të tmerruar, transmeton Telegrafi.

Modelin Cayenne, 42-vjeçari e kishte kërkuar me opsionin 4D Chassis Control, që nuk i kishte arritur kurrë.

-Advertisement-

Herën e fundit që kishte kërkuar shpjegim, i kanë kërkuar të pret edhe pesë ditë tjera, por ai zgjodhi një mënyrë shumë më të ashpër që të ballafaqohet me menaxherët.

Këta të fundit, i kanë kërkuar të largohet, duke i premtuar se gjithçka do të rregullohet, ndërsa Chu pritet t’i përgjigjet drejtësisë për veprimin e bërë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera