Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri – Angli, të burgosurit shqiptarë do transferohen në atdhe

Autori: Gazeta inFokus
21:51 | 19 July 2023
Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen e përbashkët me Britaninë për të burgosurit shqiptarë në Angli, të cilët do të transferohen për të kryer dënimin në atdhe.
Top Channel mëson se kjo marrëveshje pritet të firmoset nga të dyja palët në shtator ose nga kryeministrat Edi Rama dhe Rishi Sunak ose nga ministri britanik i Drejtësisë me homologun shqiptarë Ulsi Manja.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave, vendosi:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes zbatuese të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në VKM.
Kjo marrëveshje mundëson kthimin e atyre që morën të drejtën e transferimit dhe të atyre që u kanë mbetur mbi 4 vjet dënim. Të burgosurit do të kryejnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre pranë familjes. Kështu, 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare. Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në Shqipëri./Top Channel/

Të tjera
-
Zhduket 13-vjeçarja nga Istogu me banim në Gjermani, kërkohet ndihmë për gjeten e saj
Një vajzë 13-vjeçare nga Istogu, që jeton në Gjermani, është zhdukur që n...
-
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspe...
-
Akuzat e LVV-së për tortën e Slavko Simiqit, reagon deputeti i PDK-së: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar ashp...
-
Vulaj: Jam i bindur se dikush nga stafi i Trumpit po punon direkt për Kosovën
Martin Vulaj, president i AARC-së, ka thënë se mendon që Administrata Trump d...
-
Maliqi: Presidente, shpall gjendje të jashtëzakonshme
Analisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për kon...
-
Sali Zyba thotë se PDK i dhuroi tortë Simiqit të Listës Srpska, Hekuran Murati ia vë në pikëpyetje postimin
Hekuran Murati e ka vënë në pikëpyetje deklaratën e Sali Zybës së Vetëvendosj...
-
Tre të lënduar nga një vetaksident në Gurrakoc të Istogut
Tre persona janë lënduar në një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut. ...
-
Drashkoviq me akuza ndaj Vuçiqit: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
Ish-politikani serb dhe ish-ministri i Jashtëm, Vuk Drashkoviq, ka deklaruar ...
-
Përfshihet nga zjarri tregu i plazhit në Durrës
Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pak më parë në zonën e plazhit n...
-
Tragjedia në Koçan: Tre nga të lënduarit ende në trajtim jashtë Maqedonisë së Veriut
Tre nga të lënduarit nga zjarri në diskotekën “Pulse” ende po marrin trajtim ...
-
Kujdes: Ja si do të jenë temeraturat javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ard...
-
Ramush Haradinaj kujton dëshmorin Mentor Dervishaj “Ai ishte pjesë e një sakrifice të rrallë”
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përkujtuar dëshmorin Mentor Dervisha...