Lajme

Hykmete Bajrami thotë se për këtë arsyeje ndodhi u morr vendimi për rritjen e rrogave të Qeverisë Haradinaj!

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 07 February 2018

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinitetit të tij e ka quajtur jo legjitim, madje duke pohuar se është bërë për interesa të ngushta njofton Klan Kosova.

“Vendimi i kryeministrit për dyfishimin e pagës së tij dhe komplet kabinetit qeveritar, nuk ka nivelizuar pagat në sektorin publik në Republikën e Kosovës”, tha Bajrami në Info Magazine të Klan Kosovës.

“E kam parasysh që ka nevojë ndoshta për rritje të pagave në sektorin publik por para së gjithash ka nevojë për nivelizim”, vijoi mes tjerash ajo.

-Advertisement-

“Dhe nivelizimi nuk mund të bëhet me vendime të tilla”.

Bajrami tha se ky vendim vetëm sa i ka rritur shqetësimet, ndonëse e kupton se është e vështirë të gjenden njerëz profesionistë që të punojnë për 500 euro, duke iu referuar pagave të këshilltarëve të kryeministrit.

Ajo tha se ky vendim mund të jetë i ligjshëm porse nuk ka legjitimitet.

“Ky vendim nuk ka legjitimitet për shkak se është bërë për interesa të ngushta”.

“Është bërë vetëm për njerëz që punojnë në kabinete”.

“Është një vendim që e kanë kontestuar të gjithë”.

Megjithatë, ndonëse vendimin e quajti të pabazë, Bajrami tha se ligjshmërinë ka për ta vendosur Gjykata Kushtetuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera