Hykmete Bajrami i reagon Hekuran Muratit: Kushdo që flet për rritje duke e përjashtuar inflacionin thotë të pavërteta
Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 26 December 2024
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se për “herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600 milionë euro”, ndërsa shtoi gjithashtu se të hyrat buxhetore kanë tejkaluar “shifrën 3 miliardë euro, duke arritur realizim 100% të planifikimit vjetor, ende pa përfunduar viti”.
Kësaj lëvdate të Muratit i reagoi deputetja e LDK-së, Hykemete Bajrami.
Ajo tha se kushdo që flet për ekonominë e vendit duke e përjashtuar inflacionin nga barazimi “thotë të pavërteta”.
Bajrami thotë se edhe nëse “investimet kapitale në vitin 2024 arrijnë në 600 milionë euro, prapëseprapë janë më të vogla se ato të vitit 2018, sepse kemi pasur 22% inflacion”.
“Për të satën herë po e potencoj: Sa herë dikush flet për ekonominë e vendit tonë duke përjashtuar nga ekuacioni inflacionin, po thotë të pavërteta. Ministri, i cili në fillim të mandatit ia rriti pagën vetës për rreth 45%, po tallet me qytetarët. Ai po lavdërohet se si i ka rritur të hyrat buxhetore dhe shpenzimet kapitale, por askund, asnjëherë nuk përmend inflacionin (rritjen e çmimeve), i cili vetëm në vitin 2022 ka qenë 11.6%, më i larti në historinë e pasluftës”.
Bajrami përsëriti edhe kritikën e djeshme për Muratin rreth shtesave të fundvitit, duke thënë se “meqë keni dështuar, tani po ua ktheni qytetarëve një pjesë të parave të tyre”.
Postimi i plotë:
Edhe nëse investimet kapitale në vitin 2024 arrijnë në 600 milionë euro, prapëseprapë janë më të vogla se ato të vitit 2018, sepse kemi pasur 22% inflacion.
Për të satën herë po e potencoj: Sa herë dikush flet për ekonominë e vendit tonë duke përjashtuar nga ekuacioni inflacionin, po thotë të pavërteta.
Ministri, i cili në fillim të mandatit i’a rriti pagën vetës për rreth 45%, po tallet me qytetarët. Ai po lavdërohet se si i ka rritur të hyrat buxhetore dhe shpenzimet kapitale, por askund, asnjëherë nuk përmend inflacionin (rritjen e çmimeve), i cili vetëm në vitin 2022 ka qenë 11.6%, më i larti në historinë e pasluftës.
1️. E para: Në katër vitet e fundit ka pasur ngritje të çmimeve mesatarisht për 22%, ndërsa shporta e konsumit, për të cilën familjet shpenzojnë rreth 60% të të hyrave të tyre, është rritur me mbi 50%. Ky, pra, inflacioni është kontribuesi kryesor i rritjes së të hyrave buxhetore.
2️. E dyta: Le të supozojmë se i arrini 600 milionë investimet kapitale në vitin 2024, por kur këto i indeksojmë për normën e inflacionit, që është 22% në kumulativ për katër vite, vlera reale e 600 milionëve është vetëm 468 milionë euro. Kjo do të thotë se investimet kapitale të vitit 2024, në terma realë, janë më të ulëta se ato në vitin 2018, që kanë qenë 530 milionë euro.
- E treta: Deri më 1 dhjetor, sipas serive kohore, investimet kapitale janë 444 milionë euro, pra mesatarisht 40 milionë euro për muaj. Për të arritur 600 milionë, duhet që në dhjetor të shpenzohen hiç më pak se 156 milionë euro.
Si e shpjegoni ritmin e punëve në dhjetor që qenka rritur për tri herë e gjysmë në krahasim me muajt e mëparshëm❓ Apo, meqë është kohë fushate, do të shkoni me avanse❓
4️. E katërta: Për shkak të mospunës së kësaj qeverie, struktura buxhetore ka ndryshuar shumë në disfavor të investimeve kapitale.
📉 Derisa në vitin 2016, 25% e buxhetit total ka shkuar në investime kapitale, dhe në vitin 2018 pjesëmarrja e investimeve kapitale ka qenë 27% në shpenzimet e përgjithshme buxhetore, në vitin 2024 vetëm 17% e buxhetit total kanë shkuar në investime kapitale (1 janar – 1 dhjetor 2024), sipas serive kohore të Thesarit.
Edhe njëherë: Për subvencione s’ka vend për lëvdata, sepse nuk po bëni asgjë të jashtëzakonshme. Thjesht keni mbledhur tatime e taksa për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë dhe meqë keni dështuar, tani po ua ktheni qytetarëve një pjesë të parave të tyre.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...