Lajme

Hykmete Bajrami: A ju kujtohet kur prej Kryeministrit e poshtë në Vetëvendosje garantonin për Nagip Krasniqin

Autori: Gazeta inFokus 15:45 | 20 August 2024

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj ish-Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, ku ka thënë se atë dhe “të korruptuarit e pushtetit i ndëshkon ligji dhe vota”.

Ajo ka rikujtuar se si partia në pushtet mbronte Krasniqin, derisa ka thënë se këtë po vazhdojnë ta bëjnë edhe me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, raporton Express.

“A ju kujtohet kur prej Kryeministrit e poshtë i madh e i vogël në LVV garantonin për Nagip Krasniqin, derisa buxheti i shtetit dëmtohej me mbi 3,7 milionë euro. Zotria kishte vendosur që të tregtoj energji me një kompani të palicensuar në kundërshtim me Ligjin, në kundërshtim me ZRRE-në dhe në kundërshtim me zyrën ligjore të KEK-ut”.

-Advertisement-

Njëjtë siç e kanë mbrojtë Nagipin vazhdojnë ta mbrojnë Martin Berishajn, e derisa mbrojnë të korruptuarit e tyre me çdo çmim, tentojnë t’i kapin organet e drejtësisë. E pikërisht për këtë është tepër e rëndesishme që të ruhet me çdo kusht pavarësia e organeve të drejtësisë që të korruptuarit dhe kriminelët të dënohen pavarësisht sa të afërt janë ata me pushtetin – cilido qoftë ai pushtet, ka shkruar Bajrami.

Bajrami ka thënë se sipas Prokurorisë, vetëm në një rast për një kontratë të KEK0-ut, buxheti i shtetit është dëmtuar mbi 3.7 milionë euro, e që thotë se Ministrat e Kryeministrit Albin Kurti deri tash kanë nënshkruar mbi 900 kontrata tjera sekrete në vlerë 240 milionë euro. Këto kontrata, sipas saj, janë burim i korrupsionit dhe se organet e hetuesisë duhet t’i hetojnë secilën prej këtyre kontratave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera