Hungaria kërkon të heqë 9 persona të afërt me Putinin nga lista e sanksioneve të BE-së
Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 18 January 2023
Hungaria po tenton edhe një herë të dobësojë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, duke kërkuar heqjen e nëntë individëve nga lista e personave të sanksionuar, që u vendosën ndaj mbi 1,300 individëve dhe 170 subjekteve në përgjigje të agresionit ndaj Ukrainës nga Moska.
Sipas disa burimeve diplomatike, Hungaria po kërkon në mënyrë specifike heqjen e Alisher Usmanov, Pyotr Aven dhe Viktor Rashnikov nga lista e ndalimit të vizave dhe ngrirjes së aseteve.
Gazeta zyrtare e BE-së e quan Usmanov një “oligark pro-Kremlinit me lidhje veçanërisht të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin”. Ai është përmendur si një nga “oligarkët e preferuar të Putinit”.
BE thotë se Aven “është një nga 50 biznesmenët e pasur rusë që takohen rregullisht me Vladimir Putin në Kremlin” dhe se ai “nuk vepron në mënyrë të pavarur nga kërkesat e presidentit”.
Rashnikov, ndërkohë, iu shtua listës në mars, me Brukselin që e përshkruan atë si “një nga oligarkët kryesorë rusë”.
Kjo nuk është hera e parë që Hungaria tenton t’i heqë këta individë nga kjo listë.
Vendi u përpoq ta bëjë këtë edhe gjatë rinovimit të fundit të sanksioneve në muajin shtator, por u tërhoq shpejt për shkak të presionit politik.
Lista e sanksioneve duhet të miratohet unanimisht nga të gjitha vendet anëtare të BE-së që ajo të rinovohet, dhe afati i ardhshëm për këtë përditësim është data 15 mars.
Hungaria gjithashtu po përpiqet t’i heqë nga lista e sanksioneve motrën e Usmanovit, Gulbahor Ismailova; partnerin e biznesit të Avenit, Mikhail Fridman; oligarkun bjellorus Dmitry Mazepin; birin e tij Nikita Mazepin; dhe oligarkët rusë Grygory Berezkin dhe Viatcheslav Moshe Kantor.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka qenë kritik ndaj qëndrimit të BE-së ndaj Moskës, duke argumentuar se sanksionet e kanë dëmtuar BE-në pa dobësuar Rusinë apo ndihmuar Ukrainën./rel
Të tjera
-
Viktima më e re në moshë e aeroplanit të rrëzuar në Korenë e Jugut është një 3-vjeçar
Deri më tani raportohet për 177 të vdekur nga 181, sa ishin në total brenda a...
-
Osmani takon fëmijë të të gjitha komuniteteve: Kosova u përket të gjithë qytetarëve të saj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të fundvitit ka takuar anëtarë t...
-
Bedri Hamza: Puna në Trepçë më mësoi se për të arritur diçka në jetë duhet shumë punë dhe sakrificë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ishte i ftuar në...
-
Bedri Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune me paga më të mira
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në Kosovë do të...
-
Rrëqeth Berat Rukiqi, për herë të parë tregon momentin më të vështirë në jetë “U zgjova në mëngjes edhe e pashë…”
Këtë javë në “Podcast me Shkelzen Dakaj” ishte i ftuar anëtari i Lidhjes Demo...
-
Populli vuan nga mungesa e rrymës, Kurti ia krisëvalle në një dasmë në Llap
Qytetarët e Kosovës po përballen me ndërprerje të paprecedenta të energjisë e...
-
Hapet shkolla e parë shqipe në Manchester të Anglisë
Muaji nëntor i këtij viti ishte mjaft i suksesshëm për shqiptarët e Anglisë, ...
-
Çfarë e shkaktoi përplasjen e avionit në Korenë e Jugut? Ministri: Hetimet për ngjarjen mund të zgjasin deri në 3 vjet!
KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut ka përjetuar sot aksidentin më tragjik të avia...
-
Pamje të rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut, deri tani mbi 150 të vdekur
Të paktën 151 persona kanë vdekur kur një avion pasagjerësh teksa po ulej pre...
-
108 aksidente për 24 orë në Kosovë
Për 24 orë në Kosovë, sipas të dhënave të policisë janë regjistruar 108 aksid...
-
Dyshohet se përmes rrjeteve sociale e kërcënoi një prokuror shteti, arrestohet në aeroport
Në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person nën dyshimin se për...
-
Dy personave u vidhen paratë e pazarit në Graçanicë, rasti nën hetime
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Llapnasellë të Graçanicës. Atje dy punët...